Inteligjenca artificiale po zhvillohet me hapa gjigant. Së fundmi Micrsoft ka ndërtuar një robot që është i aftë të lexojë.Për të testuar aftësitë në lexim të robotit, Universiteti Standford realizoi një konkurs midis makinerive dhe njerëzve.
Përfundimi ishte surprizues për të gjithë, roboti arriti t’ia kalonte dhe njerëzve më aftësinë e leximit.
Kjo është hera e parë që një makinë robotike mundin qeniet njerëzore.
Luo Si, shefi shkencëtar i përpunimit të gjuhës natyrale në grupin kërkimor të UA në kompaninë kineze e quajti këtë çmim një nder të madh, por gjithashtu ai pranoi se më zhvillimin e robotit shumë persona do humbasin vendet e tyre të punës.
Sipas tij roboti mund të jetë më i dobishëm se njerëzit në pozicionet e shërbimit të klientit, cicëronit dhe në zyrat e informacionit në qendrat mjekësore.
Pranav Rajpurkar një nga studiuesit e Stanfordit që realizoi testin e leximit e quajti këtë rezultat si “një fillim i mbarë për vitin 2018”.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.