(Referuar gazetës Daily Mail dhe BBC)
Në vitin 2008 një nënë 40-vjeçare në Angli, Jacqueline Henson, humbi jetën nga konsumimi i një sasie të tepërt uji, rreth 4 litra ujë brenda disa orëve, të cilën e përdorte si dietë për të humbur në peshë. Përpara se të fillonte dietën, Jacqueline peshonte 89 kg. Pasi bëri një dietë vetëm me lëngje frutash, supëra dhe shumë ujë për 12 javë. Një natë përpara natës fatale, ajo u rrëzua në shtëpi pa ndjenja. Të nesërmen ajo humbi jetën. Nivelet e kripës në gjak dhe në qeliza janë zakonisht të njëjta, por nëse gjaku bëhet më i holluar mund të bëjë që qeliza të veçanta të trurit të bymehen. Kjo mund të shkaktojë presion në kafkë dhe mund të çojë në dhimbje koke ose në raste të tjera, pasojat mund të jenë fatale.
Konsumimi i ujit është efektiv, pasi të pish 6-8 gota në ditë. Ai ndihmon në rritjen e përqendrimit, na jep energji, redukton urinë, pasi uji ka zero kalori. Prandaj shumë prej nesh shishja e ujit i shoqëron në çdo aktivitet gjatë ditës. Studime të shumta kohët e fundit kanë dalë në përfundimin se të pish një sasi të madhe uji, rreth 2 shishe gjatë ditës, mund të dëmtojë shëndetin tuaj, pasi trupi merr më shumë sasi uji sesa ka nevojë.
Vitet e fundit raportohet se njerëzit janë bërë të varur nga pirja e ujit, pasi në fillim janë joshur nga premtimet për një lëkurë të mirë apo më shumë energji, por shpesh e ndjejnë se nuk mund të rrinë dot pa pirë ujë dhe pushtohen nga paniku se nuk mund të qëndrojnë shumë gjatë pa pirë ujë.
Të pish ujë më shumë sesa trupi ka nevojë, sjell probleme në shëndet. Pirja e një sasie të konsiderueshme uji është e lidhur me problemin e djersitjeve ekstreme nga të cilat vuajnë pacientë të ndryshëm, madje në disa raste kanë qenë aq të rënda, sa është nevojitur kirurgjia për t’i eliminuar përfundimisht gjëndrat e djersës.
Pirja e ujit në sasi të mëdha përpara se të flini, mund t’ju sjellë probleme me gjumin. Pirja e lëngjeve është mirë të ndodhë 3 orë para gjumit.
“Një dush i ngrohtë para se të shkoni për të fjetur do të ishte zgjedhje e mirë, pasi redukton mundësinë që të djersisni gjatë natës.
REKOMANDIME
Gratë duhet të marrin 1.6 litra, ndërsa burrat 2 litra për të mbajtuar trupin të hidratuar dhe pa shkaktuar probleme lidhur me shëndetin. Të gjitha pijet mund t’i përmbajnë këto sasi, duke përfshirë edhe pijet e nxehta si çaj, kafe, madje dhe sasia e ujit që ndodhet në frutat dhe perimet. Uji është i mirë për të mbajtur trupin në formë, sepse të hidraton pa të dhënë kalori. Por një përzierje e pijeve të ndryshme gjatë ditës si qumështi, i cili është i pasur me kalcium, edhe sasi të vogla të lëngjeve të frutave, të cilat përmbajnë nivele të mira të vitaminës C janë gjithashtu të mira, nëse doni të mbani një ekuilibër në procesin e të ushqyerit.
Si të kuptoni për sa ujë ka nevojë organizmi juaj?
Bindjuni etjes suaj. Nëse jeni të etur, keni nevojë për lëngje ose shikoni ngjyrën e urinës suaj. Ngjyra ideale duhet të jetë e hapur, nëse është më e errët do të thotë se ju jeni të dehidratuar dhe duhet të pini më shumë ujë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.