Me kalimin e kohës, është folur shumë për përfitimet shëndetësore të vezës. Ekspertët thonë se përfshirja e një veze në dietën e përditshme ka më shumë përfitime sesa rreziqe. Sidomos për atletët, pasi ndihmon në përmirësimin e disponimit dhe cilësisë së stërvitjes. Veza është një alternativë shumë e shëndetshme për të marrë aminoacidet thelbësore për funksionimin e trupit dhe për konsumin e proteinave.
Shumëllojshmëria e opsioneve të përgatitjes (të gatuara, të ziera ose omletë) shton favorin e përfshirjes së vezës në dietë, e cila përforcon vitaminat, mineralet dhe lipidet (të pranishme në sasi të mëdha në të verdhën e vezës).
Albumina: kjo proteinë ka një vlerë të lartë biologjike, bio-disponueshmëri të shkëlqyeshme (përdoret lehtë nga trupi) dhe tretet lehtë. Albumina ka nëntë aminoacidet e nevojshme për procesin e anabolizmit (rritja e masës muskulore), ajo kontribuon në rigjenerimin e indeve të muskujve, thonjve, lëkurës dhe flokëve (duke promovuar rritjen), rigjallëron funksionet organike falë vlerës së energjisë dhe forcon sistemin imunitar.
Veza, gjithashtu, është e pasur me omega 3, një yndyrë e shkëlqyeshme për trurin dhe që stimulon ekuilibrin e insulinës me glukozën, një faktor tjetër për të rregulluar detyrimin dhe rezistencën ndaj insulinës, i cili është faktori kryesor i rrezikut për sindromën metabolike. Ajo gjithashtu vepron për të luftuar aneminë. Veza lufton jo vetëm aneminë e shkaktuar nga mungesa e hekurit, por edhe atë të ashtuquajtur anemi pernivelale, falë pranisë së vitaminës B12.
Burimi / https://vibee.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.