Femrat që pinë kafe, verë të kuqe dhe konsumojnë rregullisht fruta e perime mund të jenë më të mbrojtura nga kanceri i gjirit. Një studim i ri ka zbuluar se rreziku i kancerit post-menopauzal të gjirit mund të reduktohet te femrat që konsumojnë artikujt e lartpërmendur.
Kafja, vera, frutat dhe perimet përmbajnë acide felonike, të cilat është zbuluar se kanë efekte mbrojtëse nga kanceri. Mjedrat, boronicat, mollët, frutat citrike, qepët, kakao dhe drithërat janë burime shumë të pasura me këtë acid.
Studimi ka përfshirë mbi 10,000 femra me kancer të gjirit dhe ka përfshirë faktin se sa shumë acide felonike ato konsumojnë. Hulumtuesit kështu kanë zbuluar se ato femra të cilat konsumojnë ushqimet e sipërpërmendura kanë 65% me pak rrezik të këtij kanceri.
Edhe acidet klorogjenike që gjenden në kafe, fruta dhe perime kanë efekte të fuqishme mbrojtëse. Ekspertët kanë thënë se kjo dietë me shumë mundësi zvogëlon inflamacionin e indeve yndyrore, stresit oksidativ i cili mund të dëmtojë indet apo rezistencën ndaj insulinës.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.