Nëse hani shumë qepë, presh apo hudhra, ulni mundësitë për t’u prekur nga kanceri vdekjeprurës i zorrëve, thonë mjekët. Konsumimi i tyre mund të anashkalohet për shkak të aromave por të paktën tani keni një justifikim për t’i shtuar sufllaqeve edhe qepë.
Perimet allium që përfshijnë hudhrën, preshin, qepën e bardhë dhe atë të kuqe- ulin në mënyrë dramatike rrezikun e kancerit në zorrë.
Kanceri është një sëmundje me të cilën vit për vit po diagnostikohen shumë njerëz dhe po vret miliona njerëz. Por kërkimi i fundit thotë se një qepë e vogël në ditë mund të jetë e mjaftueshme për ta parandaluar kancerin në zorrën e trashë.
Studimi i më shumë se 1.600 burrave dhe grave në Britani zbuloi se ata që konsumonin qepë, presh apo hudhra kishin 79% më pak gjasa për të zhvilluar kancerin e zorrëve se ata që nuk i kishin konsumuar këto perime. Komponimet bioaktive në perimet allium janë zbuluar edhe më herët ku është thënë se ato mbrojnë kundër kancerit të gjirit dhe prostatës.
Autor i studimit të fundit, Dr. Zhi Li, në Universitetin Mjekësor të Kinës në Shenyang, tha: “Sa më e madhe të jetë sasia e perimeve allium që konsumohen, aq më e mirë është mbrojtja nga kanceri”.
Dr. Li theksoi se metodat e gatimit kanë shumë efekt. Për shembull qepa e zier heq shumë kimikate të dobishme ndërsa prerja në feta dhe shtypja e hudhrave sillte më shumë përfitime.
Burimi / pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.