Në fokus

March 26, 2019 | 9:20

Konsumimi i tepërt i sheqerit, faktor kryesor i kancerit në zorrën e trashë

Sipas një studimi të ri sheqeri i tepërt është një ndër faktorët kryesor të kacerit në zorrën e trashë. Shkencëtarët në qendrën mjekësore të Well Cornell në Nju Jork, në bazë të një eksperimenti të kryer tek minjtë në laborator, shprehen se niveli i lartë i sheqerit që përmbanin biskotat, akulloret dhe kryesisht pijet energjike mund të nxiste zhvillimin e tumoreve kancerogjene në zorrën e trashë.

Ata vëzhguan se minjtë që konsumuan një sasi të lartë sheqeri, në mënyrë të menjëhershme patën fryrje të zorrëve. Çfarë mund të themi për të gjithë sasinë e sheqerit që konsumojnë njerëzit çdo ditë, të cilët konsumojnë rreth 12 produkte me bazë sheqeri në ditë.

Lewis Cantlei, bashkautor i studimit tha se ky vëzhgim tek minjtë, mund të shpjegojë se pse rritja e konsumimit të pijeve apo ushqimet e ëmbla mund të shkaktojë kancerin e zorrës së trashë, kryesisht tek grupmosha 20-50 vjeç.

Shkencëtarët sugjerojnë se duke kuptuar se çfarë e shkakton sëmundjen, mund të kemi mundësi për ta trajtuar atë më mirë.  Disa ekspertë kanë paralajmëruar se eksperimenti u krye te minjtë dhe të dhënat nuk mund të jenë të njëjta edhe për njerëzit.

Pedagogu Michael Skilton nga universiteti i Sidneit, i cili nuk ishte i përshirë në studim, shprehet se është i impresionuar nga hulumtimi, por paralajmëroi se gjetjet nuk mund të përfshinin dhe njerëzit.

“Pavarësisht se sheqeri nuk ka efekt të drejtpërdrejtë në zhvillimin e tumoreve, ky hulumtim tregon se njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm për sasinë që përdorin” shton ai.

Ndërsa autori kryesor i studimit Marcus D. Goncalves u shpreh se studimi tregon se niveli i sheqerit që përmbante shurupi që konsumuan minjtë brenda një kohë shumë të shkurtër mund të rezultojë fatal edhe për njerëzit.

 

 

Burimi / gazetasi.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top