Nëse ndiheni të stresuar, një çaj ose kafe mund të jetë zgjedhje e përsosur. Sipas shkencëtarëve, konsumi i sheqerit mund të minimizojë hormonin e kortizolit, i cili prodhhet, kur jemi duke përjetuar stres.
Hulumtuesit në SHBA ekzaminuan efektet e pijeve ëmbëla në 19 femra të moshës mes 18 dhe 40 vjeç.
Gjysmës së grupit iu dhanë pije me sheqer në mëngjes, drekë dhe darkë gjatë 12 ditëve, ndërsa gjysma tjetër konsumoi pije të bëra me sheqer diabetik artificial.
Pjesëmarrësit u udhëzuan që të mos konsumojnë pije të tjera me sheqer, duke përfshirë lëngjet e frutave.
Para dhe pas periudhës së studimit, ata kryen teste të vështira matematike dhe pastaj iu nënshtruan skanimeve MRI për të matur reagimin e trurit ndaj stresit.
Femrat që kishin konsumuar pije me sheqer kishin nivele më të ulëta të kortizolit gjatë testit të matematikës, sesa ato që konumuan pije të ëmbëla artificialisht.
Dr. Kevin Laugero, një nga hulumtuesit në Universitetin e Kalifornisë, tha: “Kjo është prova e parë që konsumit i lartë i sheqerit, por jo aspartame, mund të lehtësojnë stresitn tek njerëzit.”
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.