Peshku është një ushqim i shëndetshëm me vlerë të ulët të yndyrave të ngopura, proteinash, dhe burim i shkëlqyeshëm i acideve yndyrore omega 3.
Konsumimi i dy ose më shumë racioneve me peshk në javë, mund të ulë rrezikun e humbjes së dëgjimit. Në këtë përfundim ka dalë ekipi i kërkuesve nga spitali “Brigham and Women’s”. Ata vëzhguan për 1 vit rastet e humbjes së dëgjimit te 65 mijë gra. Në përfundim, konstatuan se gratë të cilat kanë konsumuar peshk rregullisht, kishin 20% rrezik për të ulur rrezikun e vuajtjes nga humbja e dëgjimit. Autorët e studimit thanë se dieta e pasur me acide yndyrore omega 3 mund të ndihmojë në parandalimin e problemeve me dëgjimin.
EFEKTE TË TJERA POZITIVE NGA KONSUMIMI I PESHKUT
– MBRON ZEMRËN
Një dietë që përfshin peshk mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, duke reduktuar nivelet e triglicerideve të tepërta, rritur kolestertolin HLD (të mirë) dhe duke parandaluar mpiksjet e gjakut.
– TENSIONI I GJAKUT
Vaji i peshkut mund të jetë i dobishëm për uljen e tensionit të gjakut
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.