Një studim konfirmon që qysh në ditët e para pas lindjes dhe deri në moshën madhore, të gjithë kemi nevojë për përkëdhelje. Përveçse janë një manifestim shumë i mirëpritur i afeksionit, përkëdheljet prodhojnë edhe efekte fiziologjike të matshme në organizmin nga i cili pranohen (dhe ndoshta edhe tek ata që i bëjnë ato).
Kjo konfirmohet nga një studim i kryer nga instituti prestigjioz i kërkimit Max Planck në Leipzig, Gjermani.
Studimi konfirmon: përkëdhelja thelbësore për mirëqenien e fëmijës
Sipas hulumtimeve të bëra nga instituti gjerman, fëmijët që janë përkëdhelur dhe ju është bërë masazh, kanë lëshuar hormonin oksitocinë në trup. Oksitocina njihet ndryshe dhe si “hormon i lumturisë”.
Ajo është një substancë peptide e prodhuar nga bërthamat cerebrale të hipotalamusit dhe gjendet tek të gjithë gjitarët. Tek njerëzit, si te meshkujt ashtu edhe te femrat, ajo favorizon lidhjen emocionale dhe prodhimi i saj stimulohet nga kontaktet fizike të dashura ose edhe thjesht nga shikimi i të dashurve ose fëmijëve të vegjël.
Efekti qetësues i dhimbjes i përcaktuar me lëshimin e oksitocinës është prova shkencore që të gjithë ne, që nga mosha e hershme dhe deri në moshën madhore, kemi nevojë për përkëdhelje nga ata që na duan.
Përkëdheljet janë në gjendje të përmirësojnë gjendjen shpirtërore dhe ditën e atyre që i marrin ato. Mos e humbni kurrë një përqafim, një përkëdhelje, një moment ngrohtësie fizik ndaj të gjithë atyre personave që ju i mbani në një mënyrë të veçantë dhe të cilët mendoni se mund t’ju duhen më së shumti: përkëdhelja juaj është një dhuratë e paçmuar!
Me fjalë të tjera, përkëdheljet e atyre që duam janë ilaçi më i mirë për momentet e depresionit dhe gjendjes së keqe.
Burimi / https://www.pianetadonne.blog
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.