Marrëdhënie

September 27, 2017 | 11:16

Kontakti i parë fëmijë-nënë

Gëzime, lodhje, dyshime, frikë e të tjera, e presin gruan, që sapo është bërë nënë. E mahnitur, por dhe e trembur sheh fëmijën e saj. I duket i bukur, i shëmtuar, i vogël, qaraman, engjëll; nuk e di nëse e do apo jo këtë krijesë që nuk ka nevojë për gjë tjetër ,përveç  gjirin dhe gjumin.

1

Nga Lira Gjika Pediatre

Nga Lira Gjika
Pediatre

 Është e çuditshme, fëmija nuk di ta kapë gjirin apo më saktë, ajo, nëna, nuk di ta vendosë, apo ka disa fragmente, që do të ishte më mirë të mos ishin. Nga ana tjetër, mamatë e pjekura (nëna dhe e vjehrra), vetëm ndjenjë faji i provokojnë: “Ti nuk di se je e re”, apo shprehja më e tmerrshme “qumështi yt është i keq”. Kjo shprehje nuk ka asgjë të vërtetë. Qumështi i nënës nuk është kurrë i keq. Ai është gjëja më e përkryer në këtë botë. Edhe qumështi i nënës të ushqyer keq është po aq i mirë sa edhe qumështi i nënës së shëndetshme.  

Nuk është qumështi, por gjendja emocionale e nënës që ndikon në shijen e tij. Është ngarkesa emocionale e kthyer në tension nervor që e bën të grindet fëmijën në krahe të nënës. Nëna kur e ushqen fëmijën duhet të jetë e qetë. Ajo nuk duhet të jetë e ngarkuar emocionalisht, sidomos kur kjo ngarkesë është negative.

Nëna dhe fëmija kanë një komunikim misterioz që nuk ka të bëjë me vetëdijen e nënës. Fëmija nuk e ka të ndërtuar vetëdijen, por ajo që është edhe më interesante, qëndron në faktin se edhe pavetëdija nuk është ende e zhvilluar. Kështu gjërat dhe përvojat e jetuara, nëse nuk shoqërohen me ngarkesën emocionale pozitive të nënës dhe artikulimin e tyre me fjalët e saj, depozitohen në pavetëdijen e parritur si eksperienca, që prodhojnë dyshim dhe frikë. /(marrë nga libri “Fëmijëria”).

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top