Në fokus

March 29, 2017 | 9:51

Kontribuoni për jetën e Megit! 24-vjeçarja që vuan nga sëmundja e rëndë ka nevojë për ndihmën tuaj

Megi është 24 vjeçe, por jeta po e sprovon në kulmin e rinisë. Ajo vuan nga një sëmundje e rëndë  në gjak, e cila quhet Limfoma Hodkins. Megi është në ditët më të vështira, sepse kjo sëmundje është vdekjeprurëse nëse nuk bëhen 12 seancat e plota të kimioterapisë. Shoqja e saj e ngushtë përmes një rrëfimi të gjatë dhe të dhimbshëm për jetën e Megit, i lutet çdokujt që ka mundësi të kontribuojë sadopak që ajo të vazhdojë të përjetojë gëzimet e jetës.

 1

Për kolegen psikologe, Megi Barjami

Megi është vetëm 24 vjeçe, një vajzë plot jetë, e ndjeshme, e gatshme për të ndihmuar këdo, mikja që çdokush do donte të kishte. Ajo ka mbaruar studimet për Psikologji me rezultate të shkëlqyera dhe dëshira më e madhe e saj është puna me fëmijët. Dëshirë kjo që falë këmbënguljes së saj të madhe, u realizua para disa kohësh dhe i dha Megit një lumturi të madhe, ndërsa punonte me fëmijët me probleme zhvillimi, duke u falur atyre përkushtimin dhe dashurinë e saj.

1

Por ky gëzim nuk zgjati shumë, pasi në muajin shkurt të këtij viti u përball me një sfidë të vështirë, që i ka gjetur të papërgatitur të gjithë, familjen, shoqërinë dhe të gjithë të afërmit e saj. Megi gjatë një kontrolli rutinë, u diagnostikua me sëmundjen “Limfoma Hodkins”. Eshtë një limfomë e gjakut dhe ka nevojë për trajtim të specializuar jashtë vendit. Sipas mjekëve hapi i parë i trajtimit është kimioterapia (Megi duhet të bëjë 12 seanca). Ajo ka nisur seancën e parë të kimioterapisë në një spital në Turqi, por familja e saj nuk ka mundësi ekonomike për të përballuar gjithë koston e trajtimit, pasi vjen nga një familje me mundësi të pamjaftueshme ekonomike për ta përballuar këtë trajtim. Mjekët kanë konstatuar se është e nevojshme që të kryejë 12 seanca kimioterapie, kosto e cila shkon minimalisht 50.000 euro vetëm për këtë fazë të parë të trajtimit.

Ne, shoqet e saj, ju lutemi me dorë në zemër, të jepni kontributin tuaj, sado modest, por me shumë vlerë për Megin, që ajo të këtë mundësi të vazhdojë jetën, ëndrrat e saj dhe kjo sëmundje e pabesë mos ta largojë atë nga familja e saj, nga NE që e vlerësojmë dhe duam ta shohim t’i gëzohet jetës si gjithë bashkëmoshataret e veta. Të gjithë bashkë mundemi ta arrijmë këtë, të paktëm të përpiqemi! Duke ju falenderuar pa masë për çdo ndihmë, fjalë , mendim dhe lutje për Megin, ju urojmë të keni vetëm shëndet e mirësi në jetën tuaj!

Nëse doni të kontaktoni me familjarët, mund të kontaktoni në numrin e telefonit të vellait të Megianës: +355672038368

Kontributi sado i vogël i secilit prej nesh mund të ndihmojë Megin të jetojë.

Numri i llogarisë bankare në LEK :

Megiana Barjami: 69870737101

IBAN AL65208110080000069870737101

Numri i llogarisë në EURO

IBAN AL47202110440000000011130247

Intesa San Paulo Bank

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top