Këshilla & Arsye

March 12, 2020 | 8:18

Koronavirus / Mënyrat që ju ndihmojnë të punoni efektivisht nga shtëpia

– Vendosni një hapësirë të dedikuar në shtëpinë tuaj, në mënyrë që dhe familjarët ta dinë se aty është duke punuar dikush, e nuk mund të bëjnë gjë tjetër.

– Sigurohuni që të keni një tavolinë dhe një karrige, sepse këto jo vetëm që ju rrisni fokusin, por dhe ndihmojë në kreativitet.

– Sigurohuni që të keni një lidhje të mirë me internetin pasi është i domosdoshëm. Gjithashtu sigurohuni që të keni një laptop apo kompjuter të mirë e funksional që s’do t’ju lërë në baltë.

– Duhet të krijoni mundësinë që në ambientin e dedikuar të hyjë sa më shumë dritë natyrale ditën e të ketë sa më shumë ndriçim natën. Drita është element i rëndësishëm që ndihmon në fokusim dhe nuk dëmton shëndetin mendor apo të syve.

– Sigurohuni që ambienti ku punoni në shtëpi të ketë mjaftueshëm hapësirë që ju të lëvizni lirshëm, pasi ndonjëherë një pushim disa minutësh ju ndihmon të relaksoheni e ta rifilloni punën me energji të reja.

– Kujdesuni për hapësirat ku do të ‘magazinoni’  dokumentet që lidhen me punën tuaj. Këto dokumente janë esenciale për ju dhe profesionin tuaj, kështu duhet t’i dedikoni rëndësi.

 

 

Burimi / http://www.scan-tv.com/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top