Një rekomandim i veçantë për fëmijët: mos dilni në grup, mbani distancë, jini të kujdesshëm. Rrezikoni shëndetin tuaj dhe veçanërisht atë më të dobëtit.
DUHET TË KUJDESEMI PËR TË MIRËN E VETES DHE TË TJERËVE!
Distanca e sigurisë: Nuk ka rëndësi nëse nuk mund të përqafojmë ose të takohemi me duar. Sytë flasin një gjuhë të veçantë. Le ta shikojmë njëri-tjetrin në sy. Do të jetë më pak e frikshme!
Mjafton pak… dhe gjithçka do të shkojë mirë, vetëm nëse e marrim seriozisht këtë situatë.
Gjatë këtyre ditëve që fëmijët janë në shtëpi, bëni që ata të mos e perceptojnë ankthin tuaj për atë që po ndodh. Fëmijët janë si sfungjerët: ata thithin atë që u thoni dhe si e thoni.
Bëhuni prindër të mençur, luani me ta, lexojini përralla të bukura, shikoni filma vizatimorë së bashku, sa më pak lajme informative apo kontakte me burime të ngjashme përmes televizorit apo rrjeteve të tjera burimore. Kushtojani këtë kohë fëmijë, të jetë sa më e veçantë për ta.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.