Organizata Botërore e Shëndetit ka ndryshuar udhëzimet për certifikimin e pacientëve të rikuperuar nga Covid 19: nuk do të nevojiten më dy tamponë negativë
Jo më shumë se dy tamponë negativë, do të mjaftojë mungesa e simptomave për disa ditë. Protokollet në lidhje me certifikimin e pacientëve të kuruar nga Covid 19 kanë ndryshuar. Organizata Botërore e Shëndetit ka ndryshuar udhëzimet për përcaktimin e një pacienti “të shëruar”, siç konfirmohet nga Ministri i Shëndetësisë Italiane, Roberto Speranza në një letër drejtuar Komitetit Tekniko-Shkencor. Udhëzimet e reja të OBSH-së në lidhje me metodën e certifikimit të shërimit shënojnë një ndryshim që mund të ndikojë ndjeshëm në dispozitat e miratuara dhe në fuqi në vendin fqinj deri më tani.
OBSH kohët e fundit ka ndryshuar kriteret me të cilat mund të shpallet dikush “i shëruar” nga Covid-19. 2 tamponë negativë nuk janë më të domosdoshëm, mungesa e simptomave për disa ditë është e mjaftueshme. Sigurisht, kjo nuk i pengon shtetet të kenë standarde më të kujdesshme nga ana e tyre, siç është ruajtja e kriterit të dy tamponëve.
Vendimi i OBSH-së, i cili është një organizatë që vendos edhe për vendet me pak burime, ka për qëllim pikërisht përcaktimin e kritereve për ata që nuk kanë mundësi ekonomike të testojnë 2 herë një person të vetëm, i cili është gati të shërohet.
Përgatiti Orjona Tresa / Burimi today.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.