Këshilla & Arsye

May 28, 2017 | 11:00

Kosi freskon në verë

Temperaturat e larta dhe përvëluese këto ditë vere nuk na bëjnë tjetër veçse të zhysim kokën në ujë apo të freskohemi në pafundësi lëngjesh të ftohta. Por, prapëse – prapë, etja rikthehet shpejt edhe pasi e kemi njomur fytin apo jemi freskuar, pasi hidratimi i trupit ndodh me ritme të shpejta.

1

Menyja më e mirë këto ditë të nxehta është kosi i shoqëruar në disa variante me produkte bimore. Po ja, një mëngjes i përkryer është edhe përgatitja e kosit me fruta të stinës ose të thata, drithëra, copëza çokollate, karamele apo ajo që ju vjen në mend. Përgatitja e kosit të ngrirë nuk është e ndërlikuar. Bashkoni përbërësit, që do të shërbejnë, përziejini mirë dhe vendosini në ngrirje për 2 orë. Nevojiten 500 gr. kos i bardhë, 150 ml. qumësht, 80 gr. sheqer, ½ lugë kafe limon. Nëse dëshironi ta bëni me fruta, është e njëjta procedurë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top