Mirëqenie

February 10, 2020 | 9:36

Kosi, një eliksir bukurie për flokët dhe trupin

Kosi nuk është vetëm një ushqim, por një eliksir i vërtetë bukurie për trupin tonë, është një substancë natyrale që përftohet nga përpunimi i qumështit. Ai përmban veti të ndryshme dhe mund t’i zgjidhni sipas nevojave dhe shijeve tuaja, ai ka shumë veti të dobishme si për mirëqenien e trupit, ashtu edhe për kujdesin dhe bukurinë e lëkurës dhe flokëve.

Përfitimet që kosi sjell për flokët

Ja se si mund të përdorim kos për bukurinë dhe kujdesin e flokëve.

Përbërësit:

  • 100 ml kos
  • 1 lugë vaj ulliri dhe një lugë vaj kokosi
  • 3 pika vaj esencial rozmarine

Përgatitja:

Përzieni gjithë përbërësit derisa të merrni një masë homogjene dhe më pas aplikojeni në gjithë gjatësinë e flokëve dhe lëkurës. Lëreni të veprojë për 40 minuta dhe më pas lajeni si zakonisht.

Kosi, eliksir bukurie për trupin

Le të zbulojmë se si ta përdorim kosin në lëkurë.

  1. Maska për fytyrën me lëkurë të yndyrshme

Është e thjeshtë për të bërë një maskë shpejt dhe lehtë në shtëpi, ja si:

merrni një kavanoz me kos të bardhë, shtoni 3 pika vaj çaji (i cili ka veti antibakteriale dhe pastruese), pastaj shtoni 5 pika vaj esencial të livandës (me veti qetësuese dhe antiseptike); përziejini mirë, pastaj përhapeni maskën në fytyrë me një furçë; lëreni të veprojë për 20 minuta; shpëlajeni me ujë të ngrohtë dhe në fund aplikoni hidratuesin tuaj të zakonshëm.

  1. Maska për fytyrën me lëkurë të thatë

Gratë që kanë lëkurë shumë të thatë, mund të përgatisin këtë maskë ushqyese dhe ta bëjnë atë të paktën një herë në javë.

Ja se si:

merrni 50 ml kos dhe shtoni një lugë çaji vaj argani dhe një lugë çaji vaj avokado;  aplikojeni në fytyrë dhe menjëherë do të vini re se lëkura do të jetë më e butë dhe më kompakte dhe do të ketë një veprim anti-plakje.

  1. Pastrim për fytyrë delikate

Gratë që kanë lëkurë delikate mund të zgjedhin një pastrim, i cili është i shpejtë dhe i lehtë për t’u përgatitur në shtëpi.

 Ja se si:

vendosni 40 ml kos të plotë, shtoni një lugë pluhur rruzhe, 10 ml xhel aloe vera dhe 5 pika vaj esencial të livandës; përziejini të gjithë përbërësit deri sa të merrni një masë kremoze; aplikojeni në fytyrë me duar të lagura, kushtojini vëmendje zonës së syve; masazhojeni butësisht; më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë dhe në fund aplikoni kremin tuaj të zakonshëm.

  1. Pastrues trupi exfoliating

Në dush mund të përdorni një pastrues exfoliating me bazë kosin.

Ja se si ta përgatisni:

Hidhni 100 g kos në një tas, shtoni dy lugë gjelle vaj jojoba; shtoni 5 pika vaj esencial menteje dhe 3 pika vaj esencial rozmarine; aplikoni në dush, vetëm në zonat që kanë nevojë për një veprim zbutës, në mënyrë që të riaktivizoni qarkullimin e gjakut; më pas bëni një masazh, i cili duhet të zgjasë vetëm disa minuta dhe në fund shpëlajeni gjithë trupin me ujë të ngrohtë.

  1. Zbutni këmbët

Këmbët janë pjesa e trupit që i kushtojmë më pak kohë, përkundrazi atyre u nevojitet edhe kujdes, ja se si t’i bëjmë ato më të buta.

Merrni 125 ml kos natyral, një lugë gjalpë avokado dhe një lugë vaj ulliri dhe hidhini në një enë qelqi; përzieni gjithë përbërësit dhe shtoni 8 pika vaj esencial livande, 3 pika vaj esencial të pemës së çajit dhe 4 pika vaj esencial nenexhiku; masën e përftuar aplikojeni në këmbë; lëreni të veprojë për rreth 20 minuta; shpëlani këmbët, duke i vendosur në një tas me ujë dhe niseshte orizi; thajini me një peshqir dhe në fund masazhoni këmbët me hidratuesin që përdorni rregullisht.

  1. Trajtimi i duarve të ashpra

Duar të ashpra? Ja se si t’i keni ato të buta dhe si të qetësoni inflamacionet e vogla:

Në një tas hidhni 30 ml kos natyral, 10 ml mjaltë akacie, 3 pika vaj esencial limoni; përzieni gjithë përbërësit, më pas masën e përftuar shpërndajeni në duar; lëreni të veprojë për njëzet minuta dhe më pas shpëlajini me ujë të ngrohtë. Në fund hidratoni duart tuaja me kremin e zakonshëm.

 

 

Burimi / https://www.chedonna.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top