Temperaturat janë premtuese, me gjithë luhatjet e natyrshme të ndërrimit të stinëve. Fundja pse të mos mendojmë seriozisht për rrezet e para të diellit në det të hapur. Bashkëngjitur idesë, mendja na shkon te kostumet e banjës, të cilat në varësi të modës na sjellin alternativa të reja. Por për femrat e rrumbullakosura, zgjidhja vjen me një situatë më të vështirë. Megjithatë, për truket mendojnë stilistët, të cilët gjithmonë e japin mendimin e tyre për ato femra që nuk duan t’u duken linjat e deformuara për shkak të masës trupore më të madhe. Ja disa modele të linjës Violeta nga MANGO, menduar enkas për femrat e kolme. Nëse janë kostume trup, padyshim që frymëzim është aktorja italiane Sofia Loren dhe aftësia e saj për t’u ndjerë mirë me fizikun e saj mesdhetar. Për kë preferon bikini, mundet të luajë akoma më lehtësisht me ngjyrat dhe fantazitë për të qenë në një hap me tendencat dhe energjinë e stinës. Stili i viteve ’50 e ofron këtë mundësi.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.