Këtë e konfirmon psikologu Peter Gray nga “Boston college” në një artikull për “Creativity research journal”, si pasojë e kryerjes së një testi tek fëmijët i cili është quajtur “Test di Torrance”.
Rezultatet e testit
Është nxjerrë përfundimi se fëmijët e brezit të sotëm kanë më pak aftësi krijuese, janë më pak energjikë dhe më pak elastikë, por alarmi qëndron tek kreativiteti i tyre.
Kontrolli prindëror dhe fëmijët
Sipas Peter Gray, shkaku kryesor është rritja e theksuar e kontrollit prindëror dhe të rriturve në përgjithësi, i cili vihet re qoftë në lojërat e fëmijës edhe tek të gjitha aktivitetet e përditshme në përgjithësi. Koha e lirë tek fëmija nuk shikohet si një mundësi për të zhvilluar kreativitetin e fëmijës, por mbushet me kurse, sporte, programe të përcaktuara nga vetë prindërit për t’u kaluar me bashkëmoshatarët…
Argëtimi i detyruar dhe ankthi
Një prej eventeve karakteristike që konsiderohet si diçka e detyruar për fëmijën, është festa e ditëlindjes. Deri para pak kohësh ftoheshin fëmijë dhe liheshin të lirë të luanin në mënyrën që ata dëshironin, ose maksimumi propozohej ndonjë lojë nga prindërit që me shumë mundësi edhe refuzohej nga fëmijët. Ndërsa sot, festat ngjajnë shumë me një takim të rëndësishëm biznesi, që duhet të organizohet kohë më parë, dhe në fund shpesh prindërit ankohen se fëmija i tyre nuk përshtatet dot me gjithë atë argëtim tepër të programuar.
Duhet gjithashtu të theksojmë se të gjitha këto argëtime të detyruara rrisin ankthin tek fëmija, dhe nga ana tjetër e largon së tepërmi autonominë e fëmijës si edhe aftësinë e tij krijuese apo shprehëse të cilat janë tepër të rëndësishme për një rritje të qetë të tij.
Rroftë mërzia!
Zgjidhja është të favorizoni kreativitetin e fëmijës duke i lënë të jetojnë një jetë fëmijësh. Si? Edhe duke i lënë të mërziten. Duke qënë kështu ata do të mundohen të mbushin kohën e lirë duke nxjerrë në pah karakterin e tyre të vërtetë, larg botës së të rriturve./Pernenat
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.