Studim

March 31, 2018 | 14:57

Krijohet vaksina kundër alergjive…

Tashmë që jemi në stinën e Pranverës për shumë persona janë problem alergjitë. Shkencëtarët amerikanë po punojnë për hedhjen në treg të një vaksine të re e cila vepron ndaj shumë lloj alergjish.

Vaksina në fjalë përmban disa komponentë dhe ajo merret në disa doza për tetë javë.
Nga provat e kryera deri tani rezultoi se sistemi imunitar çrrënjos simptomat dhe siguron mbrojtje afatgjatë kundër shumë alergjive. Trajtimet përfshijnë antihistaminat dhe kortikosteroidet, të cilat trajtojnë inflamimin dhe ënjtjen.

Efektet anësore të antihistamines mund të përfshijnë përgjumje, gojë të thatë dhe vizion të paqartë. Përdorimi më shumë se tre javë i kortikosteroideve është i lidhur me një rrezik në rritje të problemeve shëndetësore si shtim në peshë dhe dobësi të muskujve.

Burimi / http://www.balkanweb.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top