Një studim australian, i realizuar nga Universiteti i Queensland, pasi ekzaminoi strategjitë e bëra nga shtete të ndryshme për kontrollin e sasisë së kripës në ushqim, ka përcaktuar si të domosdoshme miratimin e ligjeve që pengojnë kompanitë ushqimore dhe që të kufizojnë sasinë e kripës.
Kjo është një iniciativë që do të ulë me 20% rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Studime të mëparshme kanë treguar se një rritje e sasisë në dietën e përditshme me 5 gramë, i korrespondon një rreziku të iktusit dhe patologjitë kardiovaskulare me 22.9% dhe 17.1%.
Personat e moshës madhore duhet të konsumojnë jo më shumë se 6 gramë kripë në ditë, një sasi e barasvlefshme me një lugë të vogël.
Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 138
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.