25 dhjetori i kësaj të hëne mund të kishte qenë fatal. Në ditë feste, Krishtlindje, banorë të qytetit të Lushnjes u përballën me një ngjarje të rrezikshme, rënien e zjarrit në qendrën tregtare të qytetit. Në një ditë feste si e sotmja, ku shumë kishin zgjedhur të argëtoheshin, të blinin dhurata apo dhe të shijonin ditën e pushimit mes të afërmve, një shkëndijë elektrike ndezi zjarrin e madh duke shkaktuar re të dendura tymi.
Por mesa duket fati ishte me ta, kur në ditën e shenjtë, angazhimi i autoriteteve përgjegjëse, shëndetësisë, zjarrëfikëseve dhe policisë, iu përgjigjën në kohë rekord rastit, pa shënuar asnjë incident me rrezik jete. Ishin 39 persona të përfshirë në këtë situatë, mes tyre dhe 3 fëmijë, të cilët shpëtuan për mrekulli gjithashtu.
Raportimet e zyrtarëve nga vendi i ngjarjes, treguan një ndjeshmëri të lartë duke shpëtuar si jetën e qytetarëve brenda në qendër, ashtu dhe të atyre, banorë të pallatit ngjitur.
Përgatiti Orjona Tresa
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.