Këshilla & Arsye

December 20, 2019 | 8:02

Krishtlindje / Më pak stres dhe më shumë kohë me fëmijët

Krishtlindjet vijnë një herë në vit dhe është një mundësi për të mos u humbur: është një moment i ëmbëlsisë dhe dashurisë, në të cilën formohet një trashëgimi kujtimesh dhe dashurie që do të shoqërojë fëmijët tanë gjatë gjithë jetës së tyre. Kjo është arsyeja pse është e nevojshme të shndërroni Festimet në një moment të vërtetë të dashur, në të cilin t’i bëni të vegjlit të lumtur, por në të njëjtën kohë t’i edukoni ata dhe të bëni gjithçka që i shërben vërtet mirëqenies së tyre. Pediatër nga SIPPS, Shoqata Italiane e Pediatrisë Parandaluese dhe Sociale, ofrojnë këshilla dhe rekomandime të dobishme për një Krishtlindje miqësore për fëmijët dhe për qetësinë e të gjithë familjes.

Gjëja e parë që duhet të bëni është të përqendroni vëmendjen në kuptimin e vërtetë të Krishtlindjes. Shpesh ne i përkushtohemi shumë gjetjes së dekorimeve më të mira, përgatitjes së menusë së pasur për dreka dhe darka, ose gjetjes së dhuratave. E gjithë kjo gjeneron stres dhe gjithashtu shqetëson fëmijët, të cilët, janë si sfungjerët dhe thithin klimën emocionale rreth tyre.

Presidenti i SIPPS Giuseppe Di Mauro shpjegon: “Sekreti i Krishtlindjes qëndron në zhytjen e fëmijës në dimensionin e përrallës, duke ndihmuar në zhvillimin e imagjinatës së tij”. Për të arritur këtë rezultat, shton Di Mauro, të rriturit gjatë këtyre ditëve të pushimeve duhet të ngadalësojnë ritmin e tyre dhe të kalojnë sa më shumë kohë të jetë e mundur në shoqërinë e fëmijëve të tyre, duke luajtur me ta, duke i përfshirë në dekorimin e shtëpisë dhe gjithashtu në përgatitjen e drekave dhe darkave ose traditave familjare.

Në çdo rast, mirëqenia psiko-fizike e të vegjëlve duhet të vendoset gjithmonë e para gjatë ditëve të festave. Për të ndihmuar prindërit, SIPPS ka formuluar disa këshilla të thjeshta.

Krishtlindje – Shpjegojuni fëmijëve kuptimin e Krishtlindjes duke u treguar atyre histori me ndihmën e ilustrimeve të bukura dhe duke dëgjuar muzikën më klasike të Krishtlindjes.

Dhuratat – Mos e teproni me numrin e dhuratave të shtrenjta, luksi nuk u intereson fëmijëve, ata tërhiqen nga gjërat e thjeshta.

TV – Po, por me kufizime. Kaloni kohë me të vegjlit tuaj duke i përfshirë ato në të gjitha përgatitjet. Dekorimi i pemës, këndimi, gatimi së bashku do bëjë që vogëlushët tanë të mos mërziten dhe të kalojnë shumë kohë para tabletave dhe televizionit.

Të ushqyerit – Kushtojini vëmendje dietës dhe shmangni ushqimet e tepërta të Krishtlindjes, duke ruajtur zakonet dhe oraret e të vegjëlve, pasi tepricat dhe parregullsitë mund të prishin pjesën tjetër të festave për të gjithë familjen.

Syri ndaj gripit – Temperaturat e ulëta dhe ndryshimet e papritura nga të nxehtit në të ftohtë, por edhe përqafimet dhe puthjet për shkëmbimin tradicional të përshëndetjeve, krijojnë kushtet më të mira që virusi i gripit të përhapet. Mbulimi i hundës dhe gojës kur teshtini ose kolliteni dhe larja shpesh e duarve janë zakone për të kufizuar ngjitjen. Shumë e rëndësishme është të mos i vishni shumë fëmijët.

Dritat dhe dekorimet – Ndonjëherë dekorimet e Krishtlindjes mund të paraqesin një rrezik, nëse preken nga një fëmijë. Kujdes duhet të tregohet me qirinjtë, telat elektrikë, dritat dhe dekorimet e rënda kur fëmijët ecin nëpër shtëpi. Prandaj, me rëndësi thelbësore është që gjithmonë të fikësh gjithçka gjatë natës.

 

 

Burimi / https://www.tgcom24.mediaset.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top