Krishtlindjet e këtij viti duhet t’u mësojmë fëmijëve kuptimin e vërtetë të këtyre ditëve festive. Fëmijët duhet të kuptojnë se ka shumë njerëz që nuk kanë fatin e tyre dhe se Krishtlindja është një mundësi për të treguar zemërgjerësi ndaj të tjerëve.
Si ta bëni këtë? Më poshtë janë listuar gjashtë mënyra të thjeshta që do bëjnë jo vetëm fëmijët tuaj të ndjehen më mirë, por edhe ju.
– Jepini një lodër një fëmije jashtë familjes suaj.
– Mbushni një kuti këpucësh me rroba të fëmijëve tuaj që nuk i duan më dhe dërgojeni në një institucion jetimoreje, duke e përgatitur atë bashkë me fëmijët tuaj.
– Kur të blini dhuratë për fëmijët, blini edhe një tjetër për t’ia dhuruar një fëmije në nevojë, kështu të vegjlit tuaj do ta kuptojnë sa e bukur është ndjesia e të lumturuarit të tjerët me gjeste të tilla.
– Zgjidhni që së bashku me fëmijët tuaj, të vizitoni fëmijët e sëmurë dhe t’u dhuroni buzëqeshje me dhurata të vogla sipas mundësive.
– Së bashku me ta, mund të shkoni për një vizitë në një shtëpi për të moshuarit, dhe t’u dërgoni ushqime apo ëmbëlsira të përgatitura në shtëpi së bashku me fëmijët.
– Bëni një listë me gjërat që keni mbledhur për të dhuruar, kështu fëmijët do angazhohen më tepër dhe do të kenë më tepër dëshirë për të ndarë e dhuruar.
Në këto mënyra me siguri do të ushqeni zemërgjerësi tek fëmijët tuaj… por edhe tek ju do të ketë të njëjtin efekt.
Burimi / https://tvklan.al/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.