Lifestyle

May 9, 2016 | 12:19

Kristen Bell flet për betejën me ankthin dhe depresionin

Kristen Bell  ka folur hapur në lidhje me çështjet e shëndetit mendor.  Në një intervistë në “Off Camera me Sam Jones” aktorja 35-vjeçare tregon se ajo lufton me ankthin dhe depresionin.

Bell tregon se nëna e saj, një infermiere, i shpjegoi në moshën 18 vjeç, se vuan nga “një çekuilibër i serotoninës”  që çon në depresion.

“Unë gjithmonë kam pasur një dialog të hapur dhe të ndershëm në lidhje me atë , sidomos me mamin, të cilës unë i jam shumë mirënjohëse, që më këshilloi ta përballoja atë. Jam jashtëzakonisht person i varur nga të tjerët. Shkatërrohem kur mendoj se njerëzve nuk u pëlqej. E di se kjo nuk është e shëndetshme, por e luftoj tërë kohën”, ka sqaruar ajo.

“Më kujtohet se si kur isha me të vërtetë e vogël nëna më tha se kur të filloj të ndihem në këtë mënyrë, të shkoj të flas me mjekun apo psikologun, pra të shoh se si mund ta ndihmoj veten”, shtoi aktorja.

Kristen po ashtu foli edhe rreth asaj se si bota “kërkon t’i turpërojë” njerëzit që përballen me probleme mendore, por sipas saj kjo nuk është diçka me të cilën dikush duhet të ndihet i turpëruar.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top