Aktualitet

September 7, 2022 | 8:46

Kriza energjetike dhe faturat, Olena Zelenska: “Ju numëroni paratë, ne ukrainasit numërojmë të vdekurit”

Ndërsa në Evropë debati publik përqendrohet në krizën energjetike dhe në rritjen e çmimit të gazit, shkaktuar nga reagimet e Moskës ndaj sanksioneve perëndimore kundër Rusisë, në Ukrainë lufta nuk ndalet edhe nëse tani duket se është zhdukur nga faqet e para të gazetave. Zonja e Parë e Ukrainës Olena Zelenska u kujtoi këtë të gjithëve, duke theksuar se ndërsa Evropa numëron paratë e humbura në këtë krizë, ukrainasit numërojnë të vdekurit.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të BBC-së për pakënaqësinë e qytetarëve britanikë, të cilët regjistrojnë një rritje të çmimeve të energjisë, të shkaktuar veçanërisht nga lufta në Ukrainë, Zelenska komentoi: “Unë e kuptoj që situata është shumë e vështirë. Çmimet në Ukrainë po rriten gjithashtu. “Por përveç kësaj, njerëzit tanë po vriten. Pra, nëse filloni të numëroni qindarkat në llogarinë tuaj bankare ose në xhepin tuaj, ne bëjmë të njëjtën gjë, por numërojmë viktimat tona.”

Në një intervistë të regjistruar në Kiev ditët e fundit, Zelenska kujtoi nevojën për të vazhduar të theksohet numri i njerëzve të humbur në luftë dhe shkatërrimeve që po ndodhin çdo ditë në Ukrainë.

“Është e vështirë për njerëzit jashtë Ukrainës të kuptojnë ndikimin e luftës në popullatë, por është e rëndësishme të ndajmë histori njerëzore për pasojat e konfliktit. Kjo është arsyeja pse ne duhet t’i tregojmë këto histori, sepse këto janë fytyrat e një lufte. Jo numri i bombave të hedhura, as shuma e parave të shpenzuara, por histori njerëzore, dhe ka mijëra histori të tilla”, tha Zonja e Parë, duke theksuar se sa më e fortë të jetë mbështetja për Ukrainën, aq më e shkurtër do të jetë kriza energjitike.

“Rusia dëshiron të shkatërrojë jetën normale të çdo qytetari europian, po përpiqet të sulmojë me varfëri dhe kaos politik atje ku ende nuk mund të sulmojë me raketa”, deklaroi Presidenti Zelensky në fjalimin e tij drejtuar kombit, duke akuzuar edhe një herë Rusinë që përdor furnizimet e saj me gaz për të shantazhuar Evropën në konfliktin në Ukrainë. “Për këtë dimër, Rusia po përgatitet për një sulm vendimtar energjetik kundër të gjithë evropianëve dhe vetëm uniteti midis vendeve evropiane do të ofrojë mbrojtje”, përfundoi Zelensky.

Përgatiti O.T / Burimi: fanpage.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top