Në përgjithësi mendohet se për ta rritur marrëdhënien është mirë që të shmangen konfliktet dhe problemet. Po nëse, përkundrazi, momentet e vështira do t’i përgjigjeshin rritjes së çiftit dhe do ta bënin një lidhje edhe më të fortë? Herët a vonë, të gjitha historitë (ato të vërtetat dhe jo vetëm ato të zyrtarizuarat) ndodh të vihen pak a shumë seriozisht në diskutim, dhe është ngushëlluese të dimë që mund të ketë një fund të gëzuar. Në sheshin e xhirimit si dhe në jetën reale. Mund të besojmë se kur një lidhje hyn në krizë, nuk përfundon doemos në mënyrën më të keqe: ai sharron takat e një koleksioni të tërë këpucësh të saj dhe ajo i shërben qenin e dashur për darkë. Shpesh ndodh, përkundrazi, që kriza të shndërrohet në një evolucion pozitiv: pas sherreve, largimit, gjesteve, një ditë vihet re se tjetra/tjetri është me të vërtetë gjysma e munguar e mol – lës, njeriu pa të cilin nuk bëhet. Dhe e shohim veten më të dashuruar se më parë, të gatshëm për të filluar një histori të madhe dashurie.
Të vihesh në lojë
Arsyet për të cilat gjendesh në udhëkryq mund të jenë të pa – fundme. Mund të ndodhë që të mos e kapërcesh provën e përditsh – mërisë, ngadalësimin e rrahjeve të zemrës, ngarkesën e përgjegjësive që shtohen, ardhjen e fëmijëve, një aventurë jashtëmartesore. Jeta që rrëshqet mbi binarë të qetë, papritmas degjeneron dhe vihesh përballë ndërgjegjes. Kjo i ka ndodhur Stefanisë, 35 vjeçe, kur një mëngjes të diele i është dukur e padurueshme ideja që i shoqi donte si gjithnjë të luante tenis me shokun e përhershëm: “Më takonte mua të merresha me mëngjesin e fëmijëve, një dush të shpejtë me një vesh të ngritur se mos fëmijët zihen, pastaj përgatitja e drekës… ndërsa ai luante. Nuk mund të ndihesha mirë. Dola dhe i lashë një pusullë të shkruar: ‘Si shkoi ndeshja? Tani vër rregull’. Në mbrëmje, kur ne u kthy – em me fëmijët, ndihej i poshtëruar”. Dy javë më pas çifti filloi terapinë, ku ajo pranoi se i kishte groposur inatet prej vitesh: harresa të vogla nga ana e tij që e kishin plagosur. “Trembe – sha se mos dashuria kishte mbaruar brenda meje. Por, në të vërtetë, vura re se thjesht doja të isha e lumtur me të”. Jo gjithnjë ama merret vendimi që të rrihet bashkë, për zakon, për komoditet. Për shkak të frikës së të ndodhurit në boshllëk. Sidomos jo gjithnjë pranohet të hahet një supë e ringrohur. Po ekziston edhe tjetra: të ikësh dhe pastaj të rikthehesh më i lumtur (dhe i vetëdijshëm) se më parë, nuk është vetëm një lëndë për filma dhe këngë. U ndodh person – ave mediatikë, por edhe atyre që i menaxhojnë krizat e tyre larg pro – jektorëve dhe shesheve të xhirimit. Dhe krahas statistikave për ndarje e divorce, fatmirësisht ekzistojnë edhe happy end. “Kriza mund të shndër – rohet në një mundësi të madhe, sepse çdo dialektikë e çiftit të dety – ron të futesh në lojë”, – parashtron Claudio Risé psikolog, shkrimtar, gazetar, docent në psikologjinë e edukimit. “Ama bëhet fjalë për një sfidë: finalja varet nga bazat mbi të cilat e kemi ndërtuar marrëd – hënien dhe nga aftësia jonë për të menaxhuar dinamikat. Sepse nga kriza mund të lindë diçka pozitive. Themelore është të mos kapërcehen dy kufijtë, subjektivi dhe objektivi. I pari përfaqësohet nga ajo pas së cilës partneri mund të kapet, në bazë të mënyrës së tij të të qenit dhe përvojave vetjake. Nëse e tejkalo – jmë, do të thotë se vullneti për të lënduar është me të vërtetë i madh: nuk kemi më pjesë të dialektikës së çiftit thellësisht pozitive, por dhunë. Ekziston pas kësaj edhe një kufi ob – jektiv: nuk do të thotë se mohohet tjetri si person, por nuk respektohet më si individ. Ka një dinjitet njerëzor që duhet të mbetet gjithnjë i qartë, pavarësisht ekuilibrit të çiftit”.
Përmbushni ndryshimin
Në mënyrë që nga vënia në diskutim të vijë një evolucion pozitiv, duhet që të ketë disa kufij të qartë. Deri edhe kur fluturojnë fjalët (ndonjëherë edhe pjatat…) mund të jetë pas cepit një motiv cilësor. Qartëson Anna Maria Casale, psikoterapeute dhe seksologe në Romë: “Dy subjekte që vënë në pah pikëvështrimet e tyre i japin tjetrit mundësinë për një njohje me të vërtetë të thellë. Diskutimet mes partnerëve janë shpesh të dhunshme verbalisht dhe kjo ndodh pikërisht sepse qëllimi që një marrëdhënie e vë në lojë është shumë i lartë. Dëshira që ky qëllim të përmbushet është shpesh kaq e fortë, sa bën të të humbasë nga sytë formaliteti me të cilin qëllimi shprehet. Edhe mospëlqimet, humori i keq sidoqoftë mund të bëhen pozitivë me paktin që të shërbejnë për të reflektuar mbi atë që ka ndodhur. Dhe e ndihmojnë çiftin të ndërgjegjësohet për situatat që nuk njihen si të shëndetshme për marrëdhënien”. Të kapërcesh “provën”, do të thotë pra se ke nevojë për një ndryshim (të pjesshëm) itinerari që i njëson arsyet për të qëndruar së bashku, që i vë mbi problemet e rastit. Por, kuptohet: duhet një angazhim preciz për të kultivuar marrëdhënien. Është kjo pika kyçe dhe është kjo që e bën bashkimin të forcohet, pasi është vënë në dyshim.
Shmangni rutinën
Shumëçka varet nga arsyet që e kanë çuar çiftin në qorrsokak, qartëson Nicola Ghezzani, psikoterapeut dhe autor i “Dashuri pasionale”. “Mund të jenë arsye që vijnë nga e shkuara, nëse çifti është lidhur në bazë të një vlerësimi të paplotë të tjetrit: me kohën pra shfaqen anë të personalitetit që krijojnë divergjenca. Është e nevojshme të kuptohet nëse elementet e rinj janë stimuj apo një realitet që i largon. Por, arsyet që e çojnë çiftin në qorrsokak mund të jenë edhe nga ato që i përkasin së ardhmes. Edhe në çiftet e përshtatur përsosmërisht ka një evolucion. Pjekja është gjithnjë pozitive, por mund të zbulohet që secili ka marrë rrugë të ndryshme. “Nëse respektohet hapësira e tjetrit dhe nëse i ofrohet kujdes vlerave që sillen në çift, ndryshimi do të jetë një pasurim reciprok”. Ajo së cilës duhet t’i kushtojmë kujdes – bien në një mendje psikologët dhe terapeutët – është që marrëveshjet, detyrimet sociale dhe “institucionalizimi” i marrëdhënies të mos shkojnë nga fryn era, duke i lënë në hije arsyet për të cilat janë dashuruar. Nëse nga ana tjetër ndjenjat kultivohen në marrëdhënie, duke i lënë jashtë pengesat prindërore, ndjenjën e detyrës nga fëmijët, rutinën… atëherë edhe ballafaqimi mund të përmirësojë bashkimin në vend që ta dobësojë atë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.