Në fokus

April 18, 2016 | 9:24

Kryebashkiaku sjell “Renë” në Tiranë” (VIDEO)

“Si çdo punë e mirë, dhe Reja mori dozën e baltës, por ja ku është, stoli e artit modern në Tiranë”

Kryebashkiaku Erion Veliaj sjell në Tiranë një pjesë të artit abstarkt. E fundit e këtij lloji është “Reja” ideuar nga artisti japonez Sou Fujimoto, e cila po instalohet përpara Galerisë së Arteve në Tiranë dhe brenda pak muajsh do të shndërrohet në një ambient kulturor.

“Reja”, e cila vjen për t’u shfaqur në Tiranë si një donacion i Fondacionit Luma, pasi ka qëndruar për disa kohë në Galerinë “Serpentine” në Londër, do të jetë e vizitueshme nga publiku kryeqytetas, e ndërthurur edhe me një kalendar të detajuar aktivitetesh nga Bashkia e Tiranës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte sot i pranishëm në ambientet e jashtme të Galerisë Kombëtare të Arteve, ku kjo vepër sapo ka nisur të vendoset.

Më vjen mirë që në një ditë me re, instalacioni që prezantojmë sot quhet “Reja” dhe në fakt është një metaforë edhe e motit, por mbi të gjitha është një kryevepër botërore, e cila transferohet në Tiranë e huazuar nga Galeria “Serpentine” në Londër”, u shpreh Veliaj.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top