Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje për mbështetje ndaj Linda Halimit, këngëtares që përfaqëson Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës, Eurovision 2017.
“Ju uroj gëzuar Ditën e Europës me këngën që përfaqëson Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës, Eurovision 2017. Sot, Lindita Halimi do të ngjitet në skenën e gjysmëfinales së parë të kësaj gare me këngën e saj “World”, ndaj le t’i japim të gjithë mbështetjen tonë. Forca Linda!”, shkruan kryeministri në një postim në Facebook, ku shpërndau edhe këngën e saj.
Eurovision 2017 zhvillohet në Ukrainë mes datave 9 dhe 13 Maj. Dy netët gjysmëfinale do të zhvillohen më 9 dhe 11 maj, ndërsa nata finale më 13 maj.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.