Si një shenjë e respektit dhe për të njohur kontributin e mësimdhënësve ndaj shoqërisë, kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla kanë uruar mësuesit në ditën e tyre.
Kreu i qeverisë ka zgjedhur një foto me tre mësuese, të cilat mbajnë lule në dorë për të vendosur mbishkrimin e urimit të 7- Marsit.
Ndërsa ministrja Lindita Nikolla ka falenderuar mësuesit për përpjekjet dhe kontributin në misonin e tyre të fisshëm.
“Urimin e zemrës për ju të dashur mësues dhe pedagogë! Mirënjohje për punën tuaj. Krenare për arritjet. E dedikuar për më shumë mbështetje”, shkruan ministrja e Arsimit.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.