Kryeministri Edi Rama e nisi ditën me një postim për një vajzë të re, të quajtur Enkelejda Kamani. Ajo është solistja e re e TKOB, e cila u rendit e para ndër 6 fituesit e Akademisë La Scala për periudhën 2017-2019.
“MIRËMËNGJES dhe ju uroj një ditë të mbarë me imazhin e yllit më të ri shqiptar, Enkelejda Kamani, solistja e re e TOB që u rendit e para ndër 6 fituesit e Akademisë La Scala për periudhën 2017-2019! Qiellit të botës operistike i shtohet një tjetër yll, që na provon sërish se ëndrrat me sy hapur, realizohen kur pasioni dhe vendosmëria nuk njohin pengesë. Faleminderit Enkelejda”, shkruan Rama.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.