Në fokus

September 23, 2016 | 7:54

Kthimi në bankat e shkollës/ Këshilla për mësuesit

Asnjëherë nuk është tepër vonë për të filluar t’i vini në praktikë këto këshilla dhe ide

1. Mundohuni të përgatisni çdo mësim të paktën një apo dy javë përpara.

 

2. Të përballoni e zotëroni nxënësit dhe qetësinë në klasë është një nga aftësitë më të rëndësishme të një mësuesi.

 

3. Vlerësimi juaj (për shembull mbi vlerësimin e provimeve) duhet të bazohet vetëm në objektivin fillestar. Mundohuni t’i vlerësoni sa më mirë nxënësit që i kanë përmbushur objektivat që keni caktuar kur jeni përgatitur për shpjegimin e mësimit.

 

4. Është e rëndësishme t’ia përsërisni sërish vetes: kur përgatisni një mësim, elementi më i rëndësishëm është objektivi që doni të arrini. Pjesët e tjera të mësimit (shpjegimi, puna në grup dhe detyra individuale) fshehin apo variojnë nga objektivi që i keni caktuar vetes.

 

5. Duhet të përdorni një sistem për të pyetur nxënësit, për të verifikuar nëse kanë kuptuar. Nëse përgjigjja e tyre është shumë e thjeshtë pyetini sërish për të marrë një përgjigje më të detajuar. Pyetini ata “përse” apo “si”. Kjo do të përmirësojë edhe më tej nxënësit.

 

6. Është thelbësore të ruani distancën e duhur me nxënësit, mbi të gjitha gjatë dy javëve të para të shkollës. Nëse nuk arrini të ruani një distancë profesionale, është sepse JU keni nevojë të krijoni me ta një marrëdhënie në nivel më të afërt.

Është detyra juaj ta pranoni këtë problem dhe të përballeni me të.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top