Këshilla & Arsye

September 6, 2019 | 9:10

Kthimi në shkollë: rregullat e pediatërve për të ndihmuar fëmijët

Pushimet kanë mbaruar dhe për fëmijët ka ardhur koha të kthehen në shkollë. Nëse rikthimi është i vështirë për të rriturit, për të vegjlit situata është edhe më e ndërlikuar. Si të merreni në mënyrën e duhur me këtë kohë të vitit?

Disa këshilla jepen nga Shoqata Italiane e Pediatrisë, e cila ka krijuar një sërë udhëzimesh me rregullat që duhet të ndiqni në mënyrë që ta përjetoni fillimin e një viti të ri shkollor në mënyrën më të mirë të mundshme. Kthimi në klasë në fakt nuk duhet të përjetohet si një traumë, por duhet të jetë gradual dhe mbi të gjitha i këndshëm, për të mos krijuar dramë.

Para së gjithash është thelbësore të caktoni një kohë alarmi që është adekuat. Mund të filloni disa ditë para se të fillojë shkolla duke lëvizur akrepat e orës gjysmë ore prapa. Në këtë mënyrë, pak nga pak, me kalimin e ditëve, fëmija do të jetë në gjendje të zgjohet pa probleme në kohën e duhur. Për të arritur këtë qëllim është gjithashtu e rëndësishme të shkoni në shtrat më herët në mbrëmje, duke promovuar relaksim falë leximit dhe duke lënë mënjanë pajisjet elektronike si tabletat, televizionet dhe video-lojërat.

Ushqimi gjithashtu luan një rol kryesor për t’i ndihmuar fëmijët të jetojnë fundin e pushimeve të tyre me qetësi. Pas ngrënies së pastave të këndshme, është koha që të ndiqni përsëri një dietë të ekuilibruar. Përqendrohuni te ushqimet organike dhe dieta mesdhetare me 5 vakte në ditë dhe hidratimi i mirë.

Gjatë verës, mes lojërave pranë detit dhe mbrëmjeve në natyrë, ka shumë pak kohë për të qëndruar mes librave shkollorë. Në javët para kthimit, të vegjlit duhet të rifillojnë leximin dhe shkrimin. Në çdo rast kthimi në jetën e zakonshme nuk duhet të përjetohet si një dramë. Kjo do të thotë para së gjithash që prindërit duhet të shmangin në çfarëdo mënyre transmetimin e ankthit të tyre tek fëmijët, duke bërë në vend të kësaj një lojë për zgjedhjen e dosjes dhe stilolapsave. Vetëm në këtë mënyrë dita e parë në bankat e shkollës do të shoqërohet me një ndjenjë pozitive.

 

 

Burimi / https://dilei.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top