Pandemia e sotme ka gjunjëzuar ekonominë dhe vendin, duke detyruar të gjithë qytetarët të mbajnë pajisje sigurie, apo maska. Siç e dini, ekzistojnë lloje të ndryshme: nga ato në pëlhurë të shtypur tek ato me filtra të dyfishtë. Disa janë më të sigurta se të tjerat, por ajo që është me të vërtetë e rëndësishme është t’i mbani gjithmonë vënë ato.
Ndotja e shkaktuar nga maska
Fatkeqësisht, maska e disponueshme ka çuar në një rritje të ndotjes, përkundër uljes së ndotjes në ajër. Trotuaret e qyteteve të mëdha janë duke u mbuluar me maska, dhe këtu pyet veten se çfarë ka ndodhur me sensin qytetar të njerëzve dhe respektin për mjedisin. Por ajo që shumë njerëz mund të mos e dinë akoma është se maskat e disponueshme nuk janë të riciklueshme. Atëherë, ku duhet ta hidhni maskën për të shmangur ndotjen?
Nuk janë të riciklueshme
Sigurisht që po, është e vërtetë. Ato janë të bëra nga polipropileni, një plastikë që buron nga lëndët fosile djegëse dhe duhen rreth 100 vjet për t’u degraduar. Problemi është se për të ricikluar maskat e disponueshme ju duhen makineri dhe teknika shumë specifike pasi ato merren nga një përzierje mjaft komplekse e materialeve.
Ku duhet ta hidhni maskën për të shmangur ndotjen?
Pajisja mbrojtëse, pra, duhet të hidhen në koshin e hedhurinave. Për ta hedhur siç duhet, duhet ta vendosni brenda në një qese, ta vulosni dhe pastaj ta hidhni në koshin e mbeturinave për të përmbajtur bakteret. Pra, nëse nuk jeni të sigurt se ku t’i hidhni maskat, vendi i duhur është koshi i hedhurinave dhe nuk është absolutisht në tokë, ku rritet rreziku i ndotjes së mjedisit.
Përgatiti Orjona Tresa / Burimi proiezionidiborsa.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.