Lifestyle

November 5, 2016 | 7:05

Kuinteti frymor slloven mahnit në Shqipëri (foto)

Kuinteti frymor i Filarmonisë së Lubjanës përfaqëson Slloveninë në “Festivalin Ballkanik të Muzikës Moderne”

Kuinteti frymor i Filarmonisë së Lubjanës ka sjellë në Shqipëri koncertin “Netët sllovene”.

Në datat 3 nëntor 2016, ora 19:00, në Galerinë e Arteve dhe në datën 4 nëntor në qytetin e Vlorës, të apasionuarit pas instrumentave të frymës patën mundësinë të dëgjojnë për herë të parë në Shqipëri vepra të kompozitorëve modernë më në zë në Slloveni.

Kjo është hera e parë që veprat e kompozitorëve të muzikës moderne sllovene ngjiten në skenat shqiptare.

Koncerti, i cili është një bashkëfinancim i Fondit Slloven për Kulturën, zhvillohet në kuadër të 25-vjetorit të pavarësisë së Sllovenisë.

Kuinteti përbëhet nga Matej Grahek në flaut, Matjaz Rebolj në oboe, Tadej Kenig në klarinetë, Arpad Balazs në piri fagotë, Jože Rošer në trombë.

Programi përmbante pjesë të larmishme muzikore, përfshirë Uros Krek me “Episode Concertante”, Primoz Ramovš me “ëoodlind Quintet”, Paul Hindemith me “Kleine Kammermusik”, Lucijan Marija Škerjanc me “ëoodëind Quintet”, Maurice Ravel me “Piece en form de Habanera” e të tjera.

-Si ka mundësi që një grup i tillë simpatik të bëhet bashkë dhe të interpretojë për një institucion të rëndësishëm për artin në slloveni, si është Filarmonia e Lubjanës?

-Kening: Ne kemi mëse 10 vite së bashku. Prania jonë në Festivalin Ballkanik të Muzikës Moderne në Tiranë 2 deri në 5 nëntor është, si të themi, një lloj feste për ne, festë për përvjtorin e 10-të të bashkëpunimit si grup. Përveç kësaj, është kënaqësi të interpretosh në Tiranë, në një festival që mirëpret artistë nga Sllovenia, Kroacia, Maqedonia, etc.

-Çfarë lloj muzike luani?

-Kening: Zakonisht, repertori i një kuinteti frymor përmban vepra që nga klasiket deri në ato të kohëve të fundit, gjithçka që mund të interpretohet me oboe, flaut, klarinetë…
Ne bashkëpunojmë me kompozitorët më në zë në Slloveni, të cilët kanë kompozuaj pjesë muzikore enkas për ne, të cilat i kemi interpretuar në Slloveni dhe në shumë vende të tjera. Si rregull, në çdo koncert që japim, ne interpretojmë të paktën një pjesë muzikore nga kompozitorë sllovenë, si pjesë e prezantimit të zhvillimit tonë muzikor.

-Ju ka qëlluar ndonjëherë të improvizoni në skenë?

-Çdo koncert është i ndryshëm, por ne japim më të mirën tonë në çdo situatë. Ka raste që ndodh që organizimi të mos jetë në nivelin më të mirë të mundshëm, kështu që na takon ne të ruajmë standarte të larta, ashtu siç bëjmë zakonisht. Por, këtu në Shqipëri vemë re që organizatorët e festivalit po bëjnë gjithçka që është e mundur që festivali të realizohet sa më mirë.

-Ju jepni mësim fëmijëve, apo artistëve më të rinj?

-Pa dyshim. E ndiejmë si detyrim që të kalojmë eksperiencën që kemi mbledhur ne gjatë viteve të punës tek brezat e rinj. Tadej, Matej dhe Joze japin mësim në Akademinë Kombëtare të Muzikës në Lubjana.

-Gjenden elemente të muzikës popullore sllovene në pjesët që interpretoni?

-Në varësi të kompozitorit. Në programin që do të luajmë në Shqipëri, të gjithë pjesët që kemi përzgjedhur t’ia paraqesim artdashësve shqiptarë përmbajnë elemente dhe motive të muzikës popullore sllovene. Disa përmbajnë elemente folku në harmoni, disa në rritëm, disa të tjera në vijën melodike, por të gjitha janë kompozime të kohëve të fundit.

-Çfarë lloj marrëdhëniesh keni me shqiptarët?

-Kjo është hera e parë që vizitojmë Shqipërinë. Ndihemi me të vertetë të lumtur për pritjen e jashtëzakonshme që na është bërë në Shqipëri. Po shijojmë në maksimum guzhinën shqiptare, mikpritjen nga organizatorët e eventit, zemrën e hapur të çdo personi që kemi takuar në Tiranë, etj. Ajo që është e sigurt është se ne do të largohemi nga vendi juaj me përshtypjet më të mira dhe do të rikthehemi sa më parë, qoftë si muzikantë, qoftë si turistë të thjeshtë.

Koncerti “Netët Sllovene” organizohet nga Shoqata e Kompozitorëve Shqiptarë, në bashkëpunim me Universitetin e Arteve në Tiranë.

Në festival marrin pjesë grupe të ndryshme muzikore nga Ballkani Perëndimor, si Serbia, Kroacia, Mali i Zi, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina dhe Maqedonia, të cilët do të prezantohen me repertorin e kompozitorëve të muzikës moderne të vendeve të tyre.

slloven slloven-c slloven-b slloven-a

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top