Mirëqenie

April 6, 2019 | 8:26

Kujdes! Këto ushqime janë shkaktarët kryesorë të celulitit

Nëse nuk dëshironi që trupi juaj të mbulohet me lëkurë e cila ngjason me lëvore portokalli, atëherë ju duhet të qëndroni larg disa ushqimeve, pavarësisht sa të shijshme mund t’ju duken.

Ekspertët shpjegojnë se trupi jonë pranon dhe ruan disa substanca të caktuara të cilat ndikojnë në këtë fenomen, prandaj duhet të keni shumë kujdes t’i shmangni ushqimet e caktuara. Janë shumë faktorë që ndikojnë në shfaqjen e celulitit, përfshirë mos balancimin hormonal, gjenetikën, ushqimin e pashëndetshëm dhe mungesën e aktivitetit fizik.

Sipas ekspertëve, ju nuk duhet të konsumoni sheqer, yndyrë të pashëndetshme dhe kripë, pasi janë përgjegjëse për ruajtjen e ujit në trup dhe kështu rrisin sasinë e lëngjeve në inde. Ndonëse shumica e ushqimeve të shijshme përmbajnë ndonjërin prej këtyre tre përbërësve, ju mbetet juve të vendosni se a mund t’u rezistoni atyre apo jo.

 

 

Burimi / Telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top