Në fokus

April 4, 2019 | 9:45

Kujdes! Loja Fortnite ka efekt varësie tek fëmijët, njësoj si drogat e forta

Profesionistët e Shëndetit thonë se impakti i lojës Fortnite tek fëmijët ka natyrë varësie të ngjashme me drogat e forta.

Tashmë kjo lojë luhet nga më shumë se 200 milion përdorues dhe fëmijët që luajnë flenë më pak, janë bërë më të dhunshëm dhe  efektet e saj ndihen dhe në shkollë Fëmijët gjithashtu po braktisin aktivitetin social si dhe lojërat sportive.

Michael Rich, doktor në spitalin e Bostonit tregoi: “Ne kemi një rast kur një fëmijë shkatërroi makinën e familjes së tij sepse mendoi se prindërit e tij i kishin fshehur playstation. Djali mori një çekiç dhe dëmtoi makinën”.

Sjellja e tij është vetëm një prej fëmijëve që luajnë Fortnite dhe që janë dërguar në terapi për të kërkuar ndërprerjen e lojës. Në disa raste adoleshentët humbasin peshë sepse refuzojnë të ndërpresin lojën për të ngrënë dhe në fillim doktorët menduan se ata kishin një problem fizik.

 

 

Burimi / OraNews

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top