Lëkura e foshnjës nuk duhet të pastrohet shumë për të mos e privuar nga mikrobet “e mira” që rrezikojnë të eliminohen nga higjiena e tepërt. Ekspertët rekomandojnë të përdoren vetëm produkte të veçanta. Shkurtimisht, nëse teprohet, higjiena është më e dëmshme se e dobishme.
Një ekuilibër delikat
Studimi i fundit mori në konsideratë shumë nga studimet në literaturën shkencore lidhur me shëndetin e lëkurës së fëmijëve. Qëllimi ishte për të kuptuar faktorët që ndikuan pozitivisht dhe cilat kishin ndikim negativ. Në veçanti, u përqendruan në rolin e higjienës. Sipas ekspertëve, hulumtimi i bërë në këtë çështje konfirmon se edhe në organizëm të më të vegjëlve jetojnë bakteret e mira dhe bakteret e këqija, pak a shumë të balancuara me njëra-tjetrën.
Bakteret e dobishme
Vitet e fundit, në veçanti, është vërejtur rritja e një grupi të caktuar të baktereve, të cilat kryejnë një seri veprimesh të dobishme. Duket se, ndër të tjera, ato marrin pjesë në prodhimin e acidit laktik dhe ceramidës mbrojtëse për lëkurën. Por higjiena e tepërt dhe masazhet e praktikuara nga nëna dhe babai ka gjasa të krijojnë dëm.
Vetëm produkte specifike
Sondazhi zbuloi se prindërit duhet t’u kushtojnë vëmendje të madhe produkteve që përdorin për kujdesin e fëmijëve. Disa nga detergjentet që përdoren zakonisht, në fakt, ndryshojnë bilancin mikrobik. Në veçanti, surfaktantet polimerike, detergjentët agresivë, dhe disa kremra hidratues nuk janë të duhurit. Sipas ekspertëve, për të respektuar florën bakteriale që po formohet, është e nevojshme të përdoren produkte shumë delikate, siç janë ato të projektuara posaçërisht për fëmijët.
Me pak fjalë
Sipas studimit, nënat, përmes disa zakoneve të kujdesit për foshnjat, si higjiena dhe masazhet, mund të transmetojnë disa mikrobe të këqija tek ata.
Burimi / pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.