Eugena Tomini, drejtoresha e Institutit për Shëndetin Publik ka qenë e ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në News24, ku ka folur për sëmundjet infektive si Covid19 dhe lia e majmunëve që është kthyer në një rrezik serioz në Europë, por ende nuk është raportuar të ketë mbërritur në vendin tonë. Tomini tha se ISHP e ka kapacitetin laboratorik dhe njerëzor për të arritur që të ekzaminojë të gjitha sëmundjet infektive por edhe respiratore, të stinës së verës.
E pyetur se çfarë testimesh është duke realizuar aktualisht ISHP, Tomini u përgjigj duke thënë: “Realisht Instituti i Shëndetit Publik ka pasur historikun e një game të tërë ekzaminimesh të kryera. Vetë prezenca e Covid solli privim të mosshfaqjes të virozave të tjera respiratorë, por ISHP nuk i ka ndërprerë ekzaminimet për agjentët e tjerë viralë. Laboratori i onkologjisë e ka të gjithë kapacitetin për ekzaminime qoftë për gripin, edhe për linë e majmunit janë kapacitetet njerëzore dhe laboratorike prezente”.
Si është situata me ujin, a ka bërë ISHP testime së fundmi?
Tomini: Situata me ujin është e qëndrueshme, stabël për të gjitha parametrat mikrobik. Nuk kemi asnjë situatë emergjente apo shpërthimi që nga momenti i një shpërthimi në Krujë në 2021. Situatë e qete epidemologjike në lidhje me analizat dhe ekzamimin e ujit. Kemi ekspertizë në lidhje me zhurmat dhe ndotjen akustike. Vijojmë të kryejmë monitorimin e ndotësve të ajrit. Është një gamë e tërë monitorimesh që ISSH kryen. Kemi programin e depistmit të kancereve. Programet për diabetin. Nuk ka ekzaminime që nuk kryehn nga ISHP. Nuk kemi asnjë ngërç për ekzaminimet që kryhen aktualisht.
Si kryhen testimet tani me këtë intensitet që është COVID19?
Tomini: Që nga periudha e valës së Omicron sigurisht që situata ka progresuar drejt një situate normale. Për më shumë se 16 javë kjo situatë ka luhatje minimale me numrin e rasteve dhe të ndjekjes së kontakteve. Vazhdon e njëjta situatë për ndjekjen e virusit, me rapid teste dhe ekzaminime. Ekzaminimet në rastin e raportimeve kryhen brenda 24 orëve dhe nuk mund të krahasohemi kurrë me rastin e Omricon.
Si jemi me nivelin e testimeve?
Tomini: Kemi të njëjtat nivele testimi me Bullgarinë, Kosovën apo Slloveninë në 100-150 testime për 1 milionë banorë. Alerti nuk duhet të mënjanohet, sepse turizmi do të jetë në pikun e vetë. Do të kemi lëvizshmëri të turistëve. Pavarësisht se duket një moment shpërqendrimi nuk duhet të ulet vigjilenca. Covid ende merr jetë njerëzish, pavarësisht se kemi incidencë të ulët. Sigurisht aktualisht është një fluks tepër i ulët por kontakti i drejtpërdrejte me mjekun e familjes, që ka të gjithë kapacitetin për kryerjen e testimeve, e ka ulur fluksin te 127.
Ka pasur raste që edhe Covid është shoqëruar me puçra. Kur duhet të alarmohemi ne, pasi mund të ngatërrohen dy viruset?
Alergjitë nga medikamente, fenomenet e rashit apo daljes së pikave të vogla në lëkurë, mund të shfaqet edhe nga gjendja virale, përdorimi i paracetamolit ose aspirinës, por edhe virozat e tjera respiratore të sezonit. Por kontakti me mjekun e familjes bën diferencën, pasi testimi sjell gatishmërinë ndaj sëmundjeve që shoqërohen me rash apo temperaturë.
Çfarë duhet të bëjmë për t’u kujdesur në verë?
Sigurisht kujdesi është për të gjitha fashat e grupmoshave. Respketimi i orareve për daljen në oraret e të nxehtit. Duhet të dalim në oraret e mëngjesit, por edhe kujdesi ndaj ushqimit, që shoqërojnë me baktere çrregullime. Mos të konsumojmë ushqime të ndenjura jashtë kushteve të mirëmbajtjes. Edhe mosha pediatrike është shumë fleksbilël në periudhën e verës . Duhet të konsultohemi me mjekun pediatër dhe qendrat shëndetësore. S’duhet neglizhuar asnjë rast. Më tepër tonalitet janë bakteriale kryesisht por mund të kemi dhe atë flu-light që i themi ne rrufa që ka përvijuar nga vera. Bëhet një diferencë me rrufën stinore që përvijon nga pranvera. Duhet pasur vëmendje ndaj çrregullimeve diarreike. Kujdesi gjithmonë në kontekst me mjekun e familjes për moshën deri në 5 vjeç. Sigurisht në sezonin e verës rehidrimi dhe marrja e lëngjeve të freskët dhe zarzavateve është i rëndësishëm për të pasur një shëndet sa më të mirë. Të mos ruajmë dhe të mos përdorim ushqime të ditës së nesërme që nuk janë mbajtur në kushtet e duhura frigoferike. Disa mbetje të ushqimeve të gatuara një ditë më përpara mund të bëjnë kontaminim e produkteve të tjera në frigorifer. Kujdesi hidrik, larja dhe konsumi i i tyre në mënyrë sa më të shpejtë na privon nga çrregullimet gastro-ongostrinale.
Burimi www.balkanweb.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.