Në fokus

September 30, 2019 | 10:09

Kujdes nga përdorimi i lenteve estetike, pasi shkaktojnë dëme të parikuperueshme të syrit

Lentet e kontaktit, të përdorura në vend të syzeve optike kryesisht për qëllime estetike, po u rrezikon shikimin shumë personave. Në Britaninë e Madhe është dhënë alarmi nga autoritetet se të gjithë ata që kanë përdorur lente të “Johnson & Johnson’S Acuvue” duhet të heqin dorë prej tyre dhe të nisin kontrollet mjekësore.

Kompanisë në fjalë i është kërkuar të tërheqë produktin nga tregu, pasi janë konstatuar grimca të rrezikshme që çojnë në acarim dhe dëmtim të sipërfaqes së syrit dhe qepallave. Agjencia Rregullatore e Mjekësisë dhe e Produkteve të Kujdesit Shëndetësor u ka bërë thirrje klientëve të kthejnë lentet e tyre dhe të mos i përdorin më, edhe nëse deri tani nuk kanë vërejtur probleme.

Autoritetet kanë kërkuar që strukturat përkatëse të ndërgjegjësojnë qytetarët për pasojat dhe të merren masa për të korrigjuar problemet që u janë shkaktuar. Sipas tyre, shumica e përdoruesve të lenteve rrezikohen nga fotofobia, frikë nga drita dhe pamundësi të të parit të dritës, të shoqëruar edhe me fryrje të qepallave. Dëmtimet e konstatuara janë të shumta dhe mund të çojnë edhe në verbim.

 

Burimi / KlanPlus

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top