Rreth 90% e faturave që jepen në dyqane, lokale apo restorante përmbajnë kimikate që shkaktojnë kancer, paralajmërojnë ekspertët.
Faturat që përmbajnë bojë që zbehet me kalimin e kohës bëhen me letër termike që ka BPA (kimikat). Studimet kanë treguar se kimikati mund të shkaktojë kancer, ndërsa më parë ka qenë i lidhur me infertilitetin, autizmin, obezitetin, diabetin e tipit 2, lindjet e parakohshme dhe fillimin e hershëm të pubertetit.
Ka shumë shqetësime rreth publikut të ekspozuar ndaj BPA, që shpesh gjendet në plastikë. Ne duhet të shmangim ruajtjen e faturave në xhepa, çanta, kuleta apo makina, njofton Profesor Nicolás Olea, nga Universiteti i Granadës, Spanjë.
Burimi / OraNews
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.