Këshilla & Arsye

December 19, 2017 | 10:24

Kujdes nga sindromi i Pemës së Krishtlindjes!

1Edhe pema e Krishtlindjes ka efekte negative. Një grup studiuesish kanë analizuar materialet e 28 pemëve të Krishtlindjes, duke përfshirë halat e pishës dhe një sërë elementësh të tjerë. Në përfundim të studimit u konstatua se ato përmbajnë 53 tipe të ndryshme myku.  

Ekspertët shpjegojnë se sporet e mykut dhe të polenit provokojnë shqetësime tek disa njerëz që vuajnë nga Sindromi i Pemës së Krishtlindjes. Ky është një tip alergjie që përfshin teshtima, acarime fyti, kollë dhe dhimbje gjoksi.

Por, edhe nëse përdorni një pemë artificiale nuk do të keni shpëtim, pasi ato marrin pluhur, që gjithashtu shkakton një sërë alergjish.

Këshilla:

  • Shkundeni dhe pastrojeni mirë pemën para se ta fusni në shtëpi
  • Vendoseni pemën sa më vonë të jetë e mundur për të minimizuar ekspozimin ndaj mykut
  •  Përdorni një pastrues ajri për të larguar pjesët e mykut që qarkullojnë
  •  Gjithashtu mund të përdorni dhe një balsam përreth hundës kundër alergjive.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top