Mirëqenie

May 5, 2017 | 13:07

Kujdes! Nuk duhet të pini shumë ujë pas ngrënies së këtij fruti

Pjeshka është e pasur me antioksidantë të cilët i mbrojnë qelizat e trupit nga dëmtimi dhe kështu zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare, disa lloje të kancerit dhe sëmundjeve kronike.

Anila Kalleshi Dietologe

Anila Kalleshi
Dietologe

Ajo përmban fenol një substancë e cila është antioksidanti i saj kryesor. i cili vepron më fuqishëm sesa vitamina C. Lëkura e pjeshkës përmban 2.5 herë më shumë fenol sesa vetë brendësia e frutit prandaj mos e qëroni atë por konsumojeni me lëkurë. Karotenoidet kryesore, të cilat gjenden në pjeshkë dhe nektarina janë beta-kriptoksantin dhe beta-karotinë, të cilat në organizëm shndërrohen në vitaminë A. Sa më të portokallta të jenë pjeshkat më tepër beta-karoten ka në to.

 

1Pjeshka e freskët është burimi më i mirë i fosforit, i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse ndikon në shëndetin e eshtrave dhe dhëmbëve, rritjen dhe rigjenerimin e indeve dhe mirëmbajtjen e vlerave të ph në gjak. Ato po ashtu përmbajnë edhe hekur, bakër i cili i nevojitet organizmit për të krijuar hemoglobinë dhe kolagjen, vitaminë B3, i cili është një faktor i rëndësishëm për metabolizmin dhe prodhimin e energjisë.Një pjeshkë mesatare (me lëkurw), mbulon 5-10% të nevojave të trupit për fibra te të rriturit. Nëse hani pjeshkë rregullisht, do të rregulloni urinë, do të mundësoni zbrazjen e rregullt të zorrëve, do të zvogëloni rrezikun nga kanceri i zorrës së trashë, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti i tipit 2. Pjeshkët janë burim i rëndësishëm i vitaminës C, e cila na mbron nga infeksionet dhe përshpejton shërimin dhe i vitaminës E, e cila ndikon në imunitet dhe në shëndetin e lëkurës.

KUJDES! Nuk duhet të pini shumë ujë pas ngrënies së këtij fruti, sepse rrezikoni acidin cianidrik që ndodhet në pjeshkë.

Pjeshka është e përsosur si një vakt i lehtë pas mëngjesit, pa shtuar sheqer, tretet lehtë dhe prandaj është e përshtatshme për ata që kanë probleme me tretjen. Këshillohet të konsumohet larg vakteve, pasi “përzierja” e qumështit dhe karbohidrateve mund të shkaktojë parehati zorrëve.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top