Dëshmi

October 15, 2018 | 8:20

Kujdes, selfie të merr edhe jetën, portugezja bie nga ballkoni për një foto të arrirë

Që teknologjia i ka marrë mendjen më shumë se gjysmës së botës, kjo nuk do mend, por aq sa të bëhen viktima, është e pafalshme.

Një nënë e dy fëmijëve nga Portugalia, teksa donte të bënte një selfie nga ballkoni i saj me panoramë në sfond Panamanë, ndoshta për shkak të erës, ka humbur ekuilibrin dhe ka përfunduar 27 kate poshtë.

morta-selfie-balcone-2

Incidenti, i regjistruar në një video, ka bërë xhiron në rrjetet sociale. Ngjarja ndodhi në lagjen rezidenciale të Cangrejo. Për të konfirmuar tragjedinë ishin shërbimet e sigurisë panameze, të cilët përçuan në Tweeter një mesazh elokuent: “Mos rrezikoni jetën tuaj për një selfie, është më e rëndësishme të humbni një minutë në jetën tuaj sesa jetën tuaj në një minutë”.

“Kjo grua ishte mikesha ime më e mirë, nënë e dy fëmijëve. Quhej Sandra, ishte mësuese dhe gjendej në Panama për punë”, ka shkruar një miku i saj portugez.

Përgatiti Orjona TRESA / Burimi https://www.today.it/rassegna/morta-selfie-balcone.html

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top