Nëse një fëmijë rritet me kritikë, mëson të dënojë.
Nëse një fëmijë rritet me dhunë, mëson të godasë.
Nëse një fëmijë rritet me ironi, mëson të jetë i turpshëm.
Nëse një fëmijë rritet me turp, mëson të ndihet fajtor.
Nëse një fëmijë rritet me tolerancë, mëson të jetë i qetë.
Nëse një fëmijë rritet me inkurajim, mëson të ketë besim.
Nëse një fëmijë rritet me ndershmëri, mëson drejtësinë.
Nëse një fëmijë rritet me përgjegjësi, mëson të jetë besnik.
Nëse një fëmijë rritet me miratimin, mëson të pranojë .
Nëse një fëmijë rritet me pasuri ( të pa kontrolluar), mëson se çdo gjë ka vlerën e parasë dhe se jeta mund të blihet…
Nëse një fëmijë rritet me pranimin dhe miqësinë, mëson të gjejë dashurinë kudo në botë !
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.