Në fokus

November 15, 2019 | 8:30

Kujdesuni për gjumin, pasi është shkaktari kryesor i stresit gjatë ditës

Mjafton një natë e keqe me gjumë që nivelet e stresit dhe ankthit t’ju rriten me 30% – prandaj përfitoni vërtet mendërisht nëse flini.

Studimi, i kryer nga ekspertët amerikanë, ka treguar se gjumi i dobët e ndalë zonën e materies së hirtë të quajtur korteksi i mesëm parafrontal, i cili aktivizon ankthin. Nga ana tjetër, gjumi i thellë lehtëson shqetësimet.

Gjatë gjumit, valët e trurit sinkronizohen, pulsi i zemrës dhe shtypja e gjakut zvogëlohet dhe mendja largon shumë lehtë çdo stres dhe shqetësim.

Sipas ekspertëve, gjumi i thellë është lehtësues natyral i ankthit dhe stresit, prandaj është e rëndësishme që çdo natë të flini mjaftueshëm. Thënë më thjesht, nëse keni probleme me gjumin apo flini pak është e rëndësishme ta zgjidhni këtë çështje në mënyrë që të ndiheni më pak të stresuar.

 

 

Burimi / TopChannel

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top