Memoria bëhet më pak efikase, ndonjëherë, në kalimin mes moshës së fertilitetit dhe menopauzës. Këtë përfundim kanë nxjerrë në universitetin e Kalifornisë, pasi kontrolluar 2360 femra, shpejtësinë e përpunimit mendor dhe memorien e shkurtër.
Përse paraqiten këto ngadalësime të kujtesës? Shpjegimi – shkruan revista “Neurology” – duhet kërkuar në efektet e estrogjenit në tru. Duke rënë sa – sia e këtyre hormoneve, gjatë menopauzës, pasojat mund të ndikojnë përkohësisht në kujtesë. Por këto probleme kalojnë në mënyrë përfundimtare kur hormonet gjejnë një ekuilibër të ri.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.