Në fokus

July 27, 2017 | 12:02

Kujtimet e humbura mund të rizgjohen

Kujtimet e humbura mund të rizgjohen tek të sëmurët me Alzheimer dhe ndihma për këtë vjen nga lazerët.

1

Është menduar prej kohësh se sëmundja e Alzheimerit, e cila është forma më e zakonshme e demencës, i fshin plotësisht kujtimet e një të sëmururi me kalimin e kohës.

Megjithatë, një ekip shkencëtarësh të Universitetit të Columbias pretendon se kujtimet në fakt nuk zhduken, thjesht bëhet më e vështirë që të mbërrish deri tek ato.

Të dhënat e reja gjithashtu sugjerojnë se këto kujtime “të humbura” mund të risigurohen duke aktivizuar artificialisht neuronet ku ato janë ruajtur.

Kërkuesit morën dy grupe minjsh, një me prirje për sëmundje të tilla, e tjetri jo dhe pas testeve të memories, zbuluan se neuronet e lidhura me kujtesën arrijnë të stimulohen me lazer duke risjellë në mendje informacione që konsideroheshin të zhdukura.

Eksperimenti ushqen shpresat se metoda mund të funksionojë edhe mbi të sëmurët me Alzheimer, për të cilët deri tani mendohej se sëmundja ua zhdukte krejtësisht kujtimet.

Alzheimeri është një sëmundje progresive e trurit që prek zakonisht personat e moshës së mesme apo të thyer, duke i shkatërruar kujtesën dhe funksione të tjera bazike.

Ajo përbën llojin më të shpeshtë të demencës dhe probleme të ndryshme mendore. Simptomat e para janë boshllëqet e memories që vijnë dalëngadalë në përkeqësim, duke ia bërë të vështirë të sëmurit jetesën normale. Edhe pse ilaçet mund të ndihmojnë në përmirësimin e situatës, për Alzheimer-in nuk ka shërim të plotë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top