*PhD.Sabrina Ferri, Instituti Europian i Studimeve Nanovic
-Gjyshe, a e di që gjyshi më tha një gënjeshtër?
-Çfarë gënjeshtre?
-Dje i thashë të hidhte disa nga vizatimet e mia të vjetra, por më përpara e hapa fshehurazi sirtarin e tij për të gjetur një laps dhe i gjeta të gjitha aty.
-Dhe e pyete pse nuk i hodhi?
-Po.
-Çfarë të tha?
-Se vërtet i hodhi vizatimet, por pastaj një zonjë i gjeti në kosh, i mori dhe i vuri në shitje. Në fund, gjyshi i bleu përsëri nga ajo në këmbim të një ftese për darkë.
-Seriozisht?
-Po, me të vërtetë.
-Prit… Ndoshta këtu në xhep kam diçka që mund të bëjë për ne…
-Çfarë është kjo?”.
-Mendoj se është një ftesë për darkë.
-Po tallesh me mua? A është kjo ftesa e darkës së gjyshit? Pra ti je zonja për të cilën ai fliste?
-Ke të drejtë, gjyshi të ka thënë një gënjeshtër: ai nuk i hodhi kurrë vizatimet e tua. Ai në fakt m’i dha, por më pas u bë xheloz dhe më tha nëse mund t’ia ktheja. Unë iu përgjigja se nëse i donte, duhej ta bënte në këmbim një ftese për darkë. Dhe kështu ndodhi.
-Pse i deshe kaq shumë vizatimet e mia? Ato janë të shëmtuara dhe të vjetra?
-Zemër, ne i shohim si të bukura dhe të çmuara. Ajo që lind nga duart është pjesë e jotja dhe është e jashtëzakonshme. Ato vizatime janë të vjetra, është e vërtetë, dhe ti je më i vjetër sot, por më beso që nuk janë të shëmtuara dhe budallallëqe. Aty është një vajzë e vogël me ëndrra plot që nuk duhet hedhur dhe fshirë, por duhet mbrojtur dhe dashur, sepse e sheh që nuk mund ta ndalojmë kohën të kalojë por mund ta mbajmë gjallë atë fëmijë brenda nesh, i cili nuk do të ndalojë së ëndërruari, ai që na kërkon të vazhdojmë të kërcejmë edhe kur trupi ynë nuk na lejon të ecim më. Më vjen keq që të zhgënjeva, por do t’i ruajmë ato vizatime dhe do t’i mbajmë përgjithmonë sepse gjyshërit me kalimin e moshës do të harrojnë mes tyre shpirtin ëndërrimtar. Ata thjesht do ta hapin atë sirtar për të kujtuar pak nga ajo.
Përgatiti Orjona Tresa
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.