Në fokus

September 8, 2016 | 10:05

Kumbaro i përgjigjet Ndrenikës: “Ty të meriton skena”

Mesazhi i Artistit të Popullit, Robert Ndrenika në mbyllje të Festivalit të Teatrit Ballkanik, që kishte të bënte me kultin e Teatrit Kombëtar duket se ka ndezur “debat” mediatik midis artistëve. Duke lënë mënjanë atë se çfarë do të bëhet me objektin fizik të TK në të ardhmen, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, e cila ka qenë e  pranishme në darkën pas përmbylljes së këtij eventi kulturor, ka dhënë një deklaratë publike, duke e vënë theksin në vlerat që mbart aktori fisnik, Robert Ndrenika.

“Përfitoj nga rasti t’i them edhe një herë aktorit të madh Robert Ndrenikës, të cilën e ftova të vinte dhe sot, por koha nuk ishte e përshtatshme. Tek darkonim bashkë dy net më parë në Festivalin e Teatrit Ballkanik me miq, i shpjegova projektet e reja të teatrove. Dua t’ia them sërish: S’ka nevojë të shtrihesh tek dera e teatrit për të mbrojtur tokën, sepse do i duhet të ngjitet në skenën e teatrit të ri, të të gjithë teatrove të rinj që do të ndërtojmë për të luajtur rolet e mrekullueshëm që ai ka”.

1Në festivalin e Teatrit Ballkanik, Artisti i Popullit, Robert Ndrenika bëri një deklaratë të ashpër i shqetësuar për fatin e Teatrit Kombëtar “Nëse ndodh që godina e teatrit shembet, unë nuk do të tretem në gropë, por do të shtrihem atje”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top