Mirëqenie

July 13, 2017 | 12:56

Kumbullat, arsyet pse rekomandohen për t’u konsumuar

Kumbullat e kanë kohën nga qershori në shtator. Kumbulla ngjyrë blu dallohet nga kumbullat e tjera (të verdhat, të kuqet, të gjelbrat) pikërisht për sasinë e madhe të antioksidantëve që gjenden kryesisht në lëkurën e saj. Veprimi i antioksidantëve është edhe më i lartë nëse kumbulla është e freskët dhe e pjekurmirë (pra nuk është shumë e fortë dhe e thartë). Kumbulla e freskët është një frutë me veprim diuretik dhe pastrues. Këto vlera i detyrohen faktit se 85% e përbërjes së saj
është ujë.

1

Anila Kalleshi Dietologe

Anila Kalleshi
Dietologe

Përveç kësaj, kumbulla është e pasur me shumë minerale (përmban shumë kalium, magnez, fosfor). Një prej arsyeve që rekomandohet për t’u konsumuar është se ka veti tonifikuese. Sheqeri dhe athtësia i japin asaj një shije karakteristike jo shumë të ëmbël, që janë përgjegjëse edhe për një sërë veprimesh të tjera nxitëse. Ndryshe nga kumbullat e njoma, ato të thata përmbajnë më pak ujë, vitamina, sheqer, vlera energjetike dhe tonifikuese. Për këtë arsye nuk duhet abuzuar shumë me to, sidomos kur mbani dieta hipokalorike (100 gramë kumbulla të thata janë të barabarta me 300 kalori). Efekti laksativ i kumbullës i detyrohet sasisë së madhe të fibrave që ajo përmban, të cilat kryejnë një veprim nxitës në lëvizjen e zorrëve. Gjithsesi, efekti laksativ nuk është aq i theksuar nëse kumbulla konsumohet e qëruar ose në formë lëngu. Lëngu i kumbullës mund të kombinohet me atë të pjeshkës,dardhës dhe kivit, duke fuqizuar kështu vetitë kundër fryrjeve të barkut.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top